Skuadra e Interit arriti një tjetër fitore të madhe në javën e 15-të në Serie A, pasi mposhti 4-0 Udinesen, duke u rikthyer në pozitën e parë në tabelë.
Një moment interesant ndodhi pas ndeshjes, kur mbrojtësi francez Benjamin Pavard po përshëndeste tifozët e pranishëm në stadiumin “Guiseppe Meazza”, shkruan LIG Sport
Sulmuesi francez, Thuram iu afrua Pavardit pa e vënë në re ky i fundit dhe ia bëri stilin e famshëm duke e rrëzuar në tokë.
Tifozët e pranishëm e shijuan këtë moment dhe pothuajse të gjithë filluan së qeshuri.
Pavard u ngritë në këmbë dhe filloi ta ndjekte bashkëlojtarin e tij. Kjo nga tifozët u pa si pozitive, pasi në skuadër qëndron një atmosferë fantastike.
Kujtojmë që Interi ësht ënë pozitën e parë me 38 pikë pas 15-xhiro, dy më shumë se vendi i dytë, Juventusi (36).
Pavard and Thuram! 🤣💙 pic.twitter.com/UUFBSg4Cxz
— EuroFoot (@eurofootcom) December 9, 2023