Kosova e mbylli me humbje ndeshjen e fundit në kualifikueset e Euro 2024. Dardanët u mposhtën në shtëpi nga Bjellorusia me rezultatin 0-1.
Pas kësaj ndeshje, për emisionin “Dardanët” foli trajneri Primozh Gliha, i cili theksoi se është krenar për futbollistët e tij ndërsa shtoi se ndjehet mirë në Kosovë dhe se njerëzit e kanë trajtuar mirë.
“Jam shumë krenar për lojtarët sepse luajtëm shumë mirë, I patëm shanset. Kishim edhe ambicie, duhej të na jepnin një penallti ishte 100%, por arbitri nuk e pa as në VAR. nuk e kuptoj pse. Po luajmë pa sulmues, Muriqi, Rashica, u ndje edhe mungesa e Rrahmanit.
“Sot kishim shumë mundësi, por nuk ishin sulmuesit ata që patën raste. Në situata të veçanta nëse nuk qëllon sulmuesi në pozicionin e duhur, atëherë është e vështirë. Ndjehem shumë mirë këtu, njerëzit janë treguar shumë të mirë me mua. I kam dhënë mundësi shumë lojtarëve. Edhe shoferët e taksive më dhanë shumë këshilla, por nuk funksionoi”, u shpreh Gliha.