Alvaro Morata është një prej lojtarëve që gëzon respekt të veçantë edhe në vendet tjera përveç Atletico Madrid.
Në ndeshjen e fundit, skuadra e Diego Simeone fitoi 2-1 ndaj Alaves dhe ishte Alvaro Morata që shënoi një gol dhe bëri një asist, shkruan LIG Sport
Pas ndeshjes ai takoi një djalosh që ka probleme shëndetësore, pra vuan nga kanceri.
Sulmuesi i Kombëtares së Spanjës u dhuroi fanellën dhe qëndroi së bashku me djaloshin një kohë të gjatë, duke luajtur madje edhe me topin në dhomat e zhveshjes.
Qué grande @AlvaroMorata 👏👏🙌🙌 pic.twitter.com/AOX9QAGSml
— 🅒🅞🅛🅒🅗🅞🅝🅔🅡🅞 (@cuorerojiblanco) October 30, 2023