Skuadra e Besiktasit shënoi fitore 2:0 ndaj Ankaragucu në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Turqisë.
Gol në këtë takim shënoi futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, shkruan LIG Sport
Muçi shënoi një gol tejet të bukur nga distanca. Në anën tjetër asist bëri edhe lojtari kosovar, Milot Rashica.
Kujtojmë që ky ishte goli i tretë i Muçit në Superligën e Turqisë.
Futbollisti shqiptar, Muçi në Sofa Score u vlerësua me notën 8.4.