Gazetari turk, Ovunç Ozdem, i cili numëron mbi 200 mijë ndjekës në rrjetin social X, shkruan se një transferim i madh është në horizont. Gjigantët e Stambollit, Besiktas dhe Lazio thuhet se kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit 36-vjeçar Ciro Immobile, i cili do të mbërrijë së shpejti në Turqi.
Ozdem pretendon se sulmuesi legjendar do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Besiktasin.
Immobile është një nga golashënuesit më efektivë. Katër vite më parë, me 36 gola në Serie A, ai i dha fund dominimit trevjeçar të Leo Messit dhe fitoi Këpucën e Artë të Evropës.
Ai ishte golashënuesi më i mirë në Serie A katër herë, dhe një herë në Serie B kur, si një sulmues i ri i huazuar nga Juventusi, ai drejtoi ekipin Pescara të trajnuar nga legjendar Zdenek Zeman.
🚨 I can say DONE DEAL 100% | Ciro Immobile will be #Beşiktaş player. Contract until june 2026 from #Lazio. He will arrive to Istambul in a few days. 🇮🇹✈⚫⚪🦅🇹🇷 #Mercato pic.twitter.com/Vqz60yEkAU
— Michael Rincón (@MykeRincon) July 8, 2024