Myrto Uzuni është shfaqur protagonist me fanellën e Granadës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij po luan përballë Alaves.
Uzuni ktheu një 11-metërsh në gol në minutën e 86’ të sfidës. Por pavarësisht golit të beratasit, Granada po mposhtet 3-1 dhe janë minutat e fundit të ndeshjes.
Për Myrto Uzunin ky është goli i pestë në elitën e futbollit spanjoll, por ekipi i tij renditet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.
Myrto Uzuni scores from the penalty spot to make it 1-3 against Deportivo Alaves. ⚽️🇦🇱pic.twitter.com/bS1Vx57KQf
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) November 24, 2023