Skuadra e Granada-s ka shënuar gol ndaj Eldense në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga 2.
Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport
Uzuni shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke konfirmuar formën e tij të mirë gjatë ndeshjeve të fundit.
Sulmuesi shqiptar shkon në kuotën e 42 golave gjithsej me fanellën e Granada-s, duke iu afruar rekordit historik që e mban Youssef El Arabi (44) si më së shumti shënime në histori të ekipit spanjoll.
GOOOOOOOOOLLLLL. 👌
Myrto Uzuni (penalty). 1-0. #GranadaCF #GranadaEldense pic.twitter.com/ivmvkwAERI
— Mark | Guiri Granadinista (@G_Granadinista) November 9, 2024