Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, mbrëmë shënoi gol në debutim me fanellën e Rangersit ndaj Malmos në UEFA Europa League.
Pas ndeshjes, Bajrami u shpreh tejet i lumtur me golin e parë të shënuar me ekipin nga Skocia, shkruan LIG Sport
“Ishte shumë e veçantë për mua të shënoja dhe të ndihmoja ekipin me gol. Ne duhet të ecim përpara sepse shumë ndeshje na presin. Jam shumë krenar për këtë gol. Bëmë presing të mirë dhe topi erdhi tek unë dhe shënova”, tha Bajrami për “dailyrecord.co.uk”.
Kujtojmë se Bajrami theu një tjetër rekord për klubin skocez, duke shënuar gol të shpejt për vetëm 55 sekonda në garat e UEFA-s.
🇦🇱 23 seconds: Fastest goal in Euro history
🔵 56 seconds: Equals 26-year Rangers recordNedim Bajrami just 𝙡𝙤𝙫𝙚𝙨 an early goal ⏰⚽
He becomes the first Gers player since Rino Gattuso in 1998 to score inside a minute during a European fixture ⏪ pic.twitter.com/FMKMWbKk5M
— Football Scotland ⚽️🏴 (@Football_Scot) September 26, 2024