Arbër Hoxha kreu një ndërhyrje të parregullt në minutën e 74’ të ndeshjes me Italinë, për të cilën dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Sulmuesi i Kombëtares shkaktoi faull ndaj Frattesit, mesfushorit të Interit që luan me axurrët.
Për këtë ky i fundit u pa i revoltuar. Pasi u ngrit në këmbë po afrohej te Arbër Hoxha, mesa duket për t’u sqaruar. Në këtë moment ndërhyri Kristjan Asllani.
Mesfushori i Kombëtares i ka shokë skuadre të dy, Fratessin tek Interi dhe Hoxhën te Kombëtarja. Sigurisht që nuk mund të lejonte një përplasje mes tyre.