Futbollisti shqiptar, Zidan Tairi ka nënshkruar një kontratë profesionale me ekipin nga Bundesliga gjermane, Hoffenheim.
17-vjeçari mban emrin e legjendës franceze, Zinedine Zidane, shkruan LIG Sport
Edhe pozita e tij është mesfushor ofansiv dhe i krahut. Fal paraqitjeve të mira në grupmoshat e reja te klubi gjerman, Tairi ka fituar besimin e drejtuesve të Hoffenheim të cilët ia kanë dhuruar kontratën profesionale deri në vitin 2028.
Tairi do të jetë pjesë e ekipit të parë te Hoffenheim nga vera e ardhshme.
“Ai është plotësisht i gatshëm si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ai e kupton shumë mirë lojën dhe ka aftësi fantastike dhe të nevojshme”, ishte shprehu ditë më parë drejtori sportiv i Hoffenheim për “Blick”, Frank Kramer.
Kujtojmë që Tairi luan për grupmoshat e reja të Kombëtares së Zvicrës, por ka mundësi që të zgjedh mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Die Schweiz dürfte bald um einen Bundesliga-Schweizer reicher sein. Der 17-jährige Zidan Tairi erhält in Hoffenheim einen Profivertrag. https://t.co/uQZTc7g29K
— Blick Sport (@Blick_Sport) February 13, 2025