Sot u mbyllen pesë ndeshje të rëndësishme në futbollin e Kosovës, java e 33-të.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ish-trajneri i shumë skuadrave në futbollin kosovar, Ismet Munishi e ka quajtur këtë ligë “gullash”, shkruan LIG Sport
“Dje dhe pardje u kënaqem me Ligën e Kampionëve, me emocione dhe ndeshje fantastike. Sot rikthehemi te realiteti ynë i hidhur futbollistik gullash liga”, ka shkruar Munishi në rrjetet sociale
Kujtojmë që pikërisht Ismet Munishi është njeriu që kishte nisur t’i jepte “aromë” të keqe futbollit kosovar – kur Indeksonline ia publikonte video-skandalet.
”A e mujm Prishtinën, e mujm bre…”
Kujtojmë që nga rivalët për titull sot fituan Ballkani dhe Drita, kurse Llapi ngeci në Gjilan pas barazimit.