Është shuar klubi futbollistik Opoja, nga Komuna e Dragashit.
Një vit më parë, KF Opoja u shpall kampion i Ligës së Tretë për të dytin vit radhazi, duke siguruar edhe inkuadrimin në Ligën e Dytë, shkruan IndeksOnline.
Sezonin e kaluar, skuadra nga Dragashi kishte probleme të ndryshme, e më së shumti financiare, që quan drejt shuarjes së klubit.
Futbollistët u përballen me mungesë të pagave gjë që pas përfundimit të sezonit, shumica prej tyre u larguan nga klubi.
Në shortin e hedhur për edicionin e ri të Ligës së Tretë, i cili fillon me 7 shtator, KF Opoja nuk është shortuar.
Tashmë Komuna e Dragashit ka mbetur pa asnjë klub, pasi KF Opoja ishte klubi i vetëm nga kjo komunë që garonte në futbollin kosovar.