Kombëtarja e Anglisë shënoi mbrëmë një fitore të vështirë me rezultatin minimal 1:0 ndaj Serbisë në Euro 2024.
Kundërshtarët e “Tre Luanëve” u treguan të rrezikshëm, madje ishin afër disa herë ta barazonin rezultatin, shkruan LIG Sport
Harry Kane, sulmuesi i Bayern Munich u tregua “hero” i Anglisë, ku në minutat e fundit ndali me kokë një goditje të futbollistit serb.
Tifozët kanë filluar të tallen me Elseid Hysajn, duke thënë se Harry Kane “s’po ju prishet frizura”.
Kujtojmë që Hysaj, mbrojtësi i Shqipërisë uli kokën në rastin kur Nico Barella shënoi për Italinë.