Tifogrupi nga Prishtina, ‘Plisat’ nuk ishin prezent në ‘Air Albania’ në ndeshjen mes Shqipërisë djhe Ishujve Faroe, megjithatë ata gjetën një mënyrë për të festuar kualifikimin e kombëtaren kuqezi në Euro2024.
Plisat nuk u pajisen me bileta nga FSHF, por festuan në Prishtinë – kualifikimin në Europian.
Në postimin e fundit, Plisat shkruajnë se gjithmonë kanë dalur triumfues, teksa potencojnë se do shihen në Gjermani.
Ja postimi i tyre:
“Plisat dhe Prishtina jane dhe perhere do te jene zemra e shqiptarise.
Cdo here rruget e veshtira i kemi kurorzu me fitore, por kesaj radhe ishte edhe me e embel. Kenaqni syte me pamjet e festes se Plisave e te Prishtines, pas kualifikimit te Shqiperise ne Euro 2024.
Shihemi ne Gjermani”, shkruhet në postimin e tyre.