Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë.
Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.
Goli i barazimit nga Shqipëria erdhi në fundin e takimit. Për këtë entuziasmi ishte i lartë në shkallët e stadiumit.
Një tifoz shqiptar nuk i rezistoi tundimit dhe kaloi sigurimin e stadiumit për t’u futur në fushë. Gjithçka kaloi pa incidente.
Ky episod ndodhi pas përfundimit të ndeshjes. Kujtojmë se ndaj Italisë pati sërish një tifoz që u fut në fushë, por ai shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes për pak çaste.