Mesut Ozil e ka marrë shumë seriozisht fitnesin dhe dita ditës po shkon duke bërë trup të fuqishëm.
Edhe pse sa ishte duke luajtur futboll, ish-lojtari i Real Madrid dhe Arsenalit nuk i kushtoi shumë rëndësi trupit të tij, tani pas pensionimit ai po përgatitet fuqishëm, shkruan LIG Sport
Por për çfarë është duke u bërë gati Ozil? Kjo është pyetja e tifozëve në videon e fundit që ka publikuar ish-lojtari i Kombëtares së Gjermanisë.
Ozil ishte pensionuar gjatë vitit të kaluar sa ishte pjesë e Besaksehir. Ai luajti 473 ndeshje me të gjitha klubet dhe shënoi 73 gola.
Objectif summer body pour Mesut Ozil. 😳💪 pic.twitter.com/96OYkhWzTX
— Actu Foot (@ActuFoot_) April 3, 2024