Armando Broja sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka folur në një intervistë ekskluzive për Sport Ekspres në lidhje me Kampionatin Europian “Euro 2024”.
Shqipëria do të jetë në grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën – kurse sulmuesi i Chelseat zbulon një bisedë me mesfushorin e Manchester Cityt, Mateo Kovacicin, shkruan LIG Sport
“Kam folur me Kovacic para 2 javësh, ai luan me Kroacinë dhe kemi qenë bashkë te Chelsea. Kemi folur dhe kemi thënë se do të jetë një gjë e bukur. I thashë që urojmë që të fitojmë ne, pavarësisht se do të jetë e Shqipëria. Nuk i thashë që do të shënoj, e mbajta vet këtë dëshirë, kemi qeshur së bashku”, u shpreh Armando Broja
Kujtojmë që Euro 2024 fillon nga muaji i ardhshëm (qershor) më datën 14 dhe mbahet në Gjermani.