Milani u eliminua nga Roma në çerekfinale të Europa League teksa u mposht në të dyja ndeshjet dhe dështon të realizojë objektivin e vendosur nga drejtuesit. Trajneri Stefano Pioli është thuajse i larguar në fund të sezonit dhe në konferencën pas ndeshjes u shpreh shumë u zhgënjyer nga kjo disfatë.
“Shumë zhgënjim. Nuk luajtëm asnjë nga dy ndeshjet në nivelin tonë. Dhe nëse nuk ke cilësinë dhe vendosmërinë e duhur, del i mundur. Jemi të zhgënjyer, të zhgënjyer sepse Liga e Europës ishte objektivi ynë, sepse dolëm më keq se vitin e kaluar në Europë, sepse nuk luajtëm në nivelin tonë. Duhet të reagojmë, kemi një lojë shumë të rëndësishme për finalen e kampionatit dhe për tifozët tanë.
Në 11 kundër 10 duhej të luanim një lojë ndryshe, duhej të detyronim Romën të qëndronte në 25 metrat e fundit, gabuam në interpretim dhe zhvillim, ne reagonim shumë nervozë dhe e paguam këtë.
Është e qartë se nëse në dy ndeshje gjuan 40 herë dhe vetëm një mbrojtës shënon nga këndi, do të thotë që nuk kishim cilësinë për të shënuar edhe disa gola të tjerë dhe vendosmërinë të mos pësojmë gola që pranuam. Duhet të fillojmë sërish menjëherë për derbin dhe finalen e kampionatit.
Për derbin duhet të ndryshojmë shumë gjëra, nivelin tonë në intensitet dhe energji. Nëse luajmë si sonte, nuk kemi asnjë shans. Mendoj se djemtë e dinë këtë, për sa i përket të ardhmes, bëni durim deri në fund të kampionatit, pastaj do të bëjmë një bilanc me klubin”, tha Pioli.