Skuadra e Sunderlandit pësoi humbje 4-2 dje ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Championship të Anglisë.
Futbollisti anglez, Jobe Bellingham shënoi një gol të bukur nga distanca, shkruan LIG Sport
18-vjeçari po shkon rrugëve të vëllait të tij, Jude Bellingham, i cili luan te Real Madridi dhe duket se e kanë një still pothuajse të njëjtë të lojës.
Jobe Bellingham gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 36 ndeshje me fanellën e Sunderland dhe ka shënuar 6 gola, duke bërë edhe një asist.
🏴💫 Jobe Bellingham (18) from distance for Sunderland! 🤩 pic.twitter.com/mwhYOhjg0t
— EuroFoot (@eurofootcom) March 10, 2024