Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi, është shprehur i pikëlluar pas humbjes nga Dinamo Zagrebi në Ligën e Konferencës e cila eventualisht e eliminoi kampionin e Kosovës nga grupet.
Ai shprehu indinjatën se si suharekasit pësuan tri gola për tetë minuta në pjesën e dytë të cilën e kishin nisur me nismë serioze për ta gjetur golin e avantazhit.
“Pasi rezistum pjesën e parë nuk është se krijuam diçka, arritëm ta mbajmë portën prapë zero. E filluam pjesën e dytë shumë mirë, ishte iniciativa jonë, posedimi i topit, mirëpo këto janë ato momentet që i vendosin këto ndeshje në këto nivele”, ka thënë Thaqi për Artmotion dhe Klan Kosovën.
“Edhe po na ndodh në disa ndeshje që në goditje standarde, me gjithë këtë vrapim po ua falim golat kundërshtarit”.
“ Mendoj që një gol t’i pret këmbët një gol kur të duhet fitorja sepse një skuadër të madhe është vështirë me ia shënu dy gola”.