Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj është duke u bërë me skuadër të re në orët e fundit të merkatos verore.
Siç raportohet, Mitaj ka arritur marrëveshje me Al-Ittihadin e Arabisë Saudite, shkruan LIG Sport
Mitaj pritet të huazohet nga Lokomotiva e Moskës, por klubi arab ka të drejtë blerje në fund të sezonit.
Kujtojmë që te Al-Ittihad luajnë edhe dyshja e njohur e futbollit europian, N’Golo Kante dhe Karim Benzema.
#Calciomercato | Mario #Mitaj, difensore albanese del Lokomotiv Mosca, va all'Al-Ittihad in prestito con diritto di riscatto
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 2, 2024