Ylber Ramadani dhe ekipi i Lecces nuk ia kanë dalë të marrin pikë përballë Romës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit italian.
Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico” të Romës, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.
Por pavarësisht rezultatit është një moment tjetër mjaft i bukur ku protagonist është mesfushori i Kombëtares shqiptare. Ramadani shihet pranë Paolo Dybalas në fundin e pjesës së parë, me këtë të fundit që si fillim i dha fanellën e tij.
Por shihet teksa argjentinasi gjithashtu i kërkon ish-it të Partizanit fanellën. Ylber Ramadani sigurisht nuk nguron për t’ia dhënë, teksa këtë moment e mbyllin me një përqafim.
The best player in Italy swapping shirts with Dybala 😎🤝 pic.twitter.com/oSGgPByIuC
— The Sheep (@thesheep1903) November 5, 2023