LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Super Ernest Muçi, futbollisti shqiptar shënon sërish ndaj Goztepes

    December 7, 2025

    Duel i madh në Stamboll | Eris Bajra ndeshet me Mponji, boksieri shqiptar synon fitoren e rëndësishme

    November 29, 2025

    Super, super gol! Ronaldo realizon me “rovershatë” në Arabi me Al Nassr

    November 23, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Po shkëlqen në Kroaci, Emir Sahiti: Dua titullin kampion me Hajduk Split

    Po shkëlqen në Kroaci, Emir Sahiti: Dua titullin kampion me Hajduk Split

    January 4, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Futbollisti Emir Sahiti po kalon në një moment shumë të mirë në karrierën e tij.

    Sahiti është në vendin e parë me skuadrën e Hajduk Split në Kroaci, duke kryesuar renditjen tabelare.

    Sahiti ka realizuar 4 gola dhe 2 asistime në 19 ndeshje të këtij edicioni, shifra këto që janë të kënaqshme bazuar edhe tek ndihma që ai e ka dhënë në aspektin organizativ të lojës.

    Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, ai ka rrëfyer emocionet që ai i ka kur kthehet për vizitë tek skuadra e Ramiz Sadikut, skuadër ku luajti që nga mosha 5 vjeçare.

    “Normal kur kthehem këtu është një adrenalinë e madhe, kam qenë i ri, kam luajtur këtu nga mosha 5 vjeçare, këtu ka ndryshuar shumë ambienti, fusha, atëherë ka qenë ndryshe, është ndjenjë e mirë, kur kthehesh e sheh se ku ke luajtur. Jam i lumtur që kam qenë pjesë e Ramiz Sadikut dhe i uroj shumë suksese në të ardhmen”, tha fillimisht Emir Sahiti.

    “Kam shumë kontakte me presidentin e klubit dhe trajnerët këtu, ndihem mirë sa herë që vi, jam si në shtëpinë time, kurrë nuk do t’ua harrojë, kam repsekt të madh, flas me trajnerë në lidhje me ushtrime dhe këshilla”, vazhdoi ai.

    Tutje, ai ka treguar për ndjenjën e të qenurit futbollist i skuadrës së Hajduk Split, ku tha se nuk është aspak e lehtë.

    “Jam që 6 vite tek Hajduk Split, nuk është lehtë të luash atje, ka shumë tifozë, lojtarë kualitativ, talentë – nuk është lehtë të jesh pjesë e tyre, sidomos pjesë startuese. Ka tifozë fantastik, tifozët më të mirë në Kroaci, kur ti e jep shpirtin në fushë – edhe nëse luan pak keq, ata gjithmonë të përkrahin. Nuk është lehtë – por me punë arrihet gjithçka”.

    “Unë ndihem shumë mirë tek Hajduk Split, më respektojnë shumë tifozët “Torcida”, më duan shumë si lojtar, normal që çdoherë ia përkthej atyre me ndeshje të mira. Janë numri ynë i 12’të – kudo që luajmë ndihemi si në shtëpi. Ka pak presion, por unë nuk e kam problem, pasi jam mësuar me këtë”.

    “Kemi ekip shumë të mirë, kemi një trajner fantastik, mund të përmirësohemi akoma, kemi edhe 16 ndeshje, tani kemi dy ndeshje derbi me Rijekan dhe Osijekun, ka ekipe të mëdha në Kroaci dhe është vështirë të bëhesh kampion, por ky vit është i joni, do shkojmë deri në fund, nuk do të dorëzohemi dhe besoj që do bëhemi kampion”, shtoi ai.

    Në fund, ai foli edhe për të ardhmen e tij, ku tha se ka pritshmëri që brenda një kohe të shkurtër do të transferohet tek ndonjë klub tjetër evropian.

    “Kam edhe dy vite e gjysmë kontratë, por nëse vjen një ofertë e mirë për mua dhe klubin, ata janë të hapur për të më transferuar. Besoj që deri verës do kemi një ofertë dhe do shkojë në një klub evropian”, përfundoi ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Super Ernest Muçi, futbollisti shqiptar shënon sërish ndaj Goztepes

    December 7, 2025

    Super, super gol! Ronaldo realizon me “rovershatë” në Arabi me Al Nassr

    November 23, 2025

    Publikohet video, ky ishte momenti kur Spalletti e “qortoi” Zhegrovën

    November 23, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,169

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,904

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,351

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,203
    Mos i humbni
    Kuq e Zi dhe Dardanët

    Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, rikthehet Ismajli dhe Tuci

    By AdminNovember 7, 202564

    Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor. Trajneri Sylvinho…

    Lista kundër Serbisë, Sylvinho e zbulon dhe ka një befasi

    October 3, 2025

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.