Skuadra e Atalantas pritet të bëjë një “goditje” gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës.
Siç raporton gazetari italian, Alfredo Pedulla – në radarin e klubit nga Serie A janë tre lojtarë, shkruan LIG Sport
Duke përfshirë këtu edhe yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.
Përveç “luanit” tonë, klubi ku luan Berat Gjimshiti ka në radarin e tyre edhe dyshen, Giacomo Raspadori dhe Igor Paixao.
Në anën tjetër, një transferim i Edon Zhegrovës mund të ishte i pamundur, pasi lojtari dhe skuadra e tij Lille mbrëmë siguruan kualifikimin në UEFA Champions League për sezonin 2024/25.
🚨 A #Atalanta está disposta a fazer uma proposta de €20-25M por Giacomo Raspadori. Além do italiano, Edon Zhegrova e Igor Paixão também estão na lista do clube. 🇮🇹🇽🇰🇧🇷
[🥇: @AlfredoPedulla] pic.twitter.com/NFVkvYS5sq
— 𝐀𝐭𝐚𝐥𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐗𝐭𝐫𝐚 (@AtalantaXtra) August 28, 2024