Skuadra e Palmeiras ka barazuar pa gola 0:0 ndaj San Lorenzo në ndeshjen e vlefshme për Copa Libertadores.
Në këtë takim pati minuta edhe për talentin brazilian, Endrick – për të cilin ishte paraqitja e fundit me fanellën e klubit Palmeiras, shkruan LIG Sport
Endrick luajti deri në minutën e 70’të dhe më pas u largu nga fusha.
Por, mëqenëse kjo ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e klubit brazilian, ai u emocionua shumë dhe madje filloi të qante.
Sulmuesi i talentuar tashmë destinacionin e radhës e ka në Spanjë, te gjiganti Real Madrid.
Endrick getting a standing ovation from the Palmeiras fans on his final game pic.twitter.com/MVEnZDuY9V
— WolfRMFC (@WolfRMFC) May 30, 2024