Granit Xhaka dhe Bayer Leverkusen mbrëmë u njoftuan me humbjen e parë në këtë sezon dhe atë në finalen e madhe të UEFA Europa League.
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës mori kritika pas ndeshjes edhe pse në fushë ishte një nga më të mirët, shkruan LIG Sport
Xhaka pas takimit u takua me ish-bashkëlojtarin e tij, Sead Kolasinac. Ai u ba duke buzëqeshur edhe pse skuadra e tij u mposht në finale.
Kujtojmë që kjo ishte finalja e dytë e Granit Xhakës e humbur në kompeticionin e UEFA Europa League. Të parën e kishte humbur ndaj Chelseat në vitin 2019.