Skuadra e Sparta Pragës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Jablonec në javën e 19-të në elitën e futbollit çek.
Futbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, shkruan LIG Sport
𝑪𝑪𝑶𝑳𝑫𝑀𝐴𝑁𝐼 🥶 #acsparta pic.twitter.com/4jCa2IzB2w
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) December 15, 2024
Laçi bëri dy asiste në këtë ndeshje. Fillimisht asistoi te goli i shënuar nga sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani. Dhe më pas te goli i fitores i realizuar nga nigeriani, Victor Olatunji.
Në 15 ndeshje, Laçi ka bërë katër asiste në ligë dhe ka shënuar një gol.
𝐴𝑙𝑙 𝐼 𝑊𝑎𝑛𝑡 𝐹𝑜𝑟 𝐶ℎ𝑟𝑖𝑠𝑡𝑚𝑎𝑠 𝐼𝑠 𝑺𝒊𝒖𝒖𝒖 🎁 #acsparta pic.twitter.com/RqkeW8nWPW
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) December 15, 2024