Kosova U15 ka barazuar 1-1 me Maqedoninë Veriore në ndeshjen e zhvilluar në Shqipëri në kuadër të “Elite Youth Development Programme U15”.
Golin e vetëm për Kosovën e ka shënuar 14 vjeçari, Diar Pushkolli.
Lojtari i “El Clasicos” llogaritet si një nga talentët më premtues në vend. Mesfushori me tipare mbrojtëse është vënë në syrin e shumë agjentëve pas performancave fantastike të treguara me te gjitha kategoritë dhe grupmoshat.
I gjatë 183 centimetra, ne teknikë të përsosur, dhe pasqyrë të lojës së një supertalenti, Pushkolli po vlerësohet lart nga të gjithë.