Ka shkuar në katër numri i futbollistët me origjinë shqiptare, pjesë e skuadrës së Rubin Kazanit në këtë sezon futbollistik.
Pas Mirlind Dakut, Marvin Çunit, Dardan Shabanhaxhajt, ditën e sotme me ekipin rus është prezantuar edhe mesfushori Veldin Hodza (Hoxha), i cili vjen nga radhët e skuadrës së Rijekës.
Ky transferim i kushtoi Rubinit, 2 milionë euro, ndërkohë që vlera e 21-vjeçarit nga “Transfermarket” është 3.5 milionë euro.
Hoxha është aktualisht pjesë e Kroacisë U-21, ndërkohë që kohët e fundit ka pasur interes nga Përfaqësuesja e Kosovës. Mesfushori ka lindur në Kroaci, por prindërit i ka goran nga qyteti i Dragashit, ç’ka i jep mundësinë të luajë për Kosovën, apo edhe për Shqipërinë.
Ходжа – в «Рубине» ⚡️
Состав нашей команды пополнил 21-летний полузащитник Велдин Ходжа ✅
Хорватский футболист подписал контракт с «Рубином» сроком на 4 года и будет выступать под номером 2️⃣2️⃣
Добро пожаловать в «Рубин», Велдин! ❤️💚 pic.twitter.com/O5krivQDqg
— «Рубин» Казань (@fcrk) September 12, 2024