Mirlind Daku po përgatitet me fanellën e Rubin Kazan ku gjatë këtij vikendi luajnë ndaj Akhmat Grozny, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 22-të në Premier League në Rusi.
Klubi i Rubin Kazanit ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet sulmuesi shqiptar duke u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, shkruan LIG Sport
Megjithatë sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kishte të vendosur një migrofon në trupin e tij.
Ai dëgjohej duke folur rusisht, që sigurisht i duhet patjetër t’i mësoj disa fjalë për t’i kuptuar edhe stërvitjet e trajnerit të Rubin Kazanit.
Kujtojmë që Mirlind Daku ka shënuar vetëm katër gola në kampionat këtë sezon dhe ka bërë një asist.
Rubin Kazani i vendos migrofon Mirlind Dakut, kështu e flet rusishtën në stërvitje futbollisti shqiptar🎙️ pic.twitter.com/ngBY1Q9r7b
— LIG Sport (@lig_sport) March 31, 2024