Skuadra e Rubin Kazanit ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me Mirlind Dakun, i cili ofendoi maqedonët pas ndeshjes me Kroacinë.
Në faqen zyrtare, skudra nga Premier League në Rusi ka paralajmëruar Dakun se do të sanksionohet menjëherë pas Euro 2024, shkruan LIG Sport
Dënimi që pritet të marrë sulmuesi shqiptar nga klubi rus është me të holla dhe disiplinore.
Reagimi i plotë:
Sulmuesi Mirlind Daku pas ndeshjes së Euro 2024 për kombëtaren shqiptare kundër Kroacisë bëri thirrje fyese.
Klubi ynë është i vetëdijshëm për përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. KF “Rubin” përfaqëson një përbërje shumëkombëshe dhe i përmbahet gjithmonë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe fyerje për baza kombëtare, fetare apo racore.
Pas kthimit në klub, futbollistit do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë sqaruese do të bëhet edhe me lojtarët e klubit për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen.