Në një ndeshje të mbyllur me shumë polemika si ajo mes Real Madrid dhe Bayern Munchen, Antonio Rudigeri ka bërë një gjest që i ka hedhur benzinë zjarrit.
Festimi i mbrojtësit të madrilenëve para se të shkonte në dhomat e zhveshjeve në fund të sfidës, ka bërë që të shtohen komentet kundër spanjollëve.
Duke dalë nga fusha, mbrojtësi shkoi tek vendi i VAR-it dhe e puthi atë, para se të shkonte në dhomat e zhveshjes. Një “falënderim” i mbrojtësit ndoshta për faktin se goli i dytë i Hoselu erdhi pas miratimit nga salla e VAR-it.
Por në rrjetet sociale, ky gjest ka marrë komente të ndryshme mes atyre që kujtonin polemikat me të cilat u shoqërua sfida dhe momentin e fundit ku VAR-i nuk hyri në punë.
Rudiger thanking the VAR monitor after Real Madrid’s victory over Bayern Munich 😅📺 pic.twitter.com/sA7dpVhu4W
— Football on TNT Sports (@footballontnt) May 9, 2024