Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.
Rashica shënoi një gol të bukur në fitoren e Besiktasit 2:1 ndaj Eyupsporit, shkruan LIG Sport
Sipas faqës së njohur Sofascore, Rashica u fut në 11-shen e javës në elitën e futbollit turk. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.4 që është më e larta në formacionin e javës.