Futbollisti kosovar, Donis Avdijaj është duke zhvilluar një super sezon me fanellën e Hartberg në Bundesliga të Austrisë.
Avdijaj shënoi tri gola gjatë vikendit që lam pas për vetëm 33 minuta, në fitoren e klubit të tij 3:2 ndaj Klagenfurtit, shkruan LIG Sport
Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës – me paraqitjet e tij fantastike synon që vërtetë të rikthehet në listën e “Dardanëve” dhe tashmë ai është në “llupen” e trajnerit Franco Foda.
Gjatë këtij sezoni, Avdijaj me fanellën e Hartberg ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asiste.
Ai u fut në formacionin e javës në Bundesliga dhe sipas Sofa Score, u vlerësua me notën 9.8 – dhe ishte më i miri në ligë.