Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric kohëve të fundit është duke bërë paraqitje për mësysh në Premier League me fanellën e Burnleyt.
Muric ishte një prej kryesorëve që nuk e la Manchester Unitedin t’i merrte tri pikë në stadiumin “Old Trafford”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, shkruan LIG Sport
Portieri kosovar bëri nëntë pritje në këtë takim dhe ndihmoi ekipin e tij ta merrte një pikë të artë.
Ai është futur në formacionin e javës në Premier League – duke u vlerësuar me notën e lartë 8.6 nga faqja e njohur e statistikave, Sofa Score.