Ish-futbollisti i Real Madridit, Roberto Carlos ishte mysafir te Ergys Pepaj, i cili bën video interesante në rrjetet sociale me topin e futbollit.
Sigurisht që pas disa sfidave, Ergysi e pyeti legjendën braziliane për Euro 2024 dhe grupin B, aty ku është Shqipëria e Sylvinhos, shkruan LIG Sport
Roberto Carlos tha se është tifoz i Spanjës në Kampionatin Europian, por thur lavde edhe për Kombëtaren e Shqipërisë.
“Unë jetoj në Spanjë dhe do bëjë tifo për ta. Shqipëria është duke u rritur vit pas viti. Suksese për Sylvinhon”, ishin fjalët e mbrojtësit legjendar brazilian.