Rita Ora ka bashkëpunuar me Genoa CFC – duke veshur fanellën e 130-vjetorit të klubit të Serie A. Këngëtarja britanike ka postuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram e veshur me fanellën e skuadrës italiane si pjesë e fushatës së klubit “Dark Golden Side of City”.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora bëri një foto me fanellën e artë të klubit që feston përvjetorin dhe trashëgiminë e klubit dhe e ndau foton me 16.1 milionë ndjekësit e saj në instagram.
Genoa do ta veshë këtë fanellë në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Interit të Milanit më 29 dhjetor.
“Ne jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim me superyllin botëror Rita Ora për të festuar përvjetorin tonë të 130. Genoa CFC është një klub historik, me origjinë. Qëkur pronësia e re mori përsipër klubin, ne duam të theksojmë më tej fuqinë Genoa dhe angazhohemi me të famshëm që e duan futbollin dhe identifikohen me vlerat dhe historinë e markës sonë. Ne besojmë se kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ekspozuar Genoa CFC ndaj audiencave të reja në mbarë botën” tha CEO i Genoa CFC, Andrés Blazquez.
😮💨🎶 Rita Ora x Genoa! 🇮🇹
The famous artist wore the shirt celebrating the 130-year anniversary. Genoa will wear this kit in their upcoming Serie A match vs Inter Milan! 💛 pic.twitter.com/kIOyiOaSP7
— EuroFoot (@eurofootcom) December 27, 2023