Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore tjetër të madhe në Superligën e Kosovës, pasi mposhti Vëllaznimin.
Rezultati i ndeshjes në stadiumin “Shani Nushi” në Gjakovë ishte 77-80, shkruan LIG Sport
Pas ndeshjes, dy skuadrat u bën bashkë dhe shkuan për të bërë iftar në një restaurant në Gjakovë.
Ky është parë si një nga gjestet më të mira në sportin tonë.
“Shembull i mikpritjes, si çdo herë. Pas një ndeshëje të fortë në parket, miqësia jonë vazhdon të forcohet gjithnjë e më shumë. Darkuam së bashku në sofrën e paqtë të iftarit, në konakun e kryesisë së klubit Gjakovarë, rezultati i ndeshjes mbeti në rend të dytë, ashtu se si duhet të jetë gjithmonë. Faleminderit Gjakovë lule e gjakut”