Kombëtarja e Kosovës u mposht 2-0 ndaj Hungarisë në ndeshjen e zhvilluar në “Puskas Arena”.
Në këtë stadium të pranishëm kishte edhe skautë nga shumë klube europiane, shkruan LIG Sport
Madje kishte edhe nga skuadra e madhe angleze, Manchester City – të cilët janë interesuar për t’i përcjellur disa lojtarë.
Nuk dihet saktë se për kë ishin të pranishëm skautët e Manchester Cityt, por dikush nga Kosova mund t’i ketë lënë aspekt pozitiv.
Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e Kosovës nën menaxhimin e trajnerit gjerman, Franco Foda.