Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli ditën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.
Kampionia olimpike në raundin e dytë mposhti me IPPON xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani, në kategorinë -52kg, shkruan LIG Sport
Në raundin tjetër, xhudistja kosovare do të përballet me Gefen Primo nga Izraeli.
Krasniqi do të kërkojë një tjetër medalje olimpike, pas asaj të artë në vitin 2021 në Tokyo.
Me ipon per 20 sekonda ej. Distria Krasniqiiiiiii 🔥🔥🔥 pic.twitter.com/PUetsXIrN6
— Shpend Lila (@Shpend_Lila) July 28, 2024