Skuadra e Frosinone ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.
Golin për 2-0 në minutën e 74’të e shënoi futbollisti kosovar, Arijon Ibrahimoviç, shkruan LIG Sport
Ibrahimovic shënoi një eurogol nga zona e 16-metërshit për ta mposhtur portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha.
Kujtojmë që Arijoni bëri edhe një asist te goli i shënuar nga sulmuesi “kuqezi”, Marvin Çuni.
CHE GOL DI ARIJON IBRAHIMOVIĆ 🇩🇪🇽🇰🇦🇱(2005)!!!
📽️ @FootColic pic.twitter.com/AVH4wnneo3— Football Report (@FootballReprt) November 6, 2023