Ernest Muçi dhe Milot Rashica janë fitues të Kupës së Turqisë me Besiktasin. Këta të fundit ia dolën të fitojnë me rezultatin 3 me 2 përballë Trabzonspor.
Asgjë nuk ishte e lehtë. Fitorja erdhi në fundin e takimit. Kur dukej se ndeshja do të shkonte me shtesa, Besiktas realizoi për 3 me 2.
Ishte minuta e 94’ e takimit, kur Al Musrati realizoi super gol. Kujtojmë se këtë takim e nisi nga fillimi Ernest Muçi, ndërsa Milot Rashica u aktivizua në pjesën e dytë.
Al-Musrati’nin 90+4’te Beşiktaş’a kupayı getiren golü:pic.twitter.com/47gal14hi5
— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) May 23, 2024
Besiktas ka shpëtuar sezonin me këtë kupë. Tashmë klubi turk do të jetë në fazën “play-off” të Europa League.