Skuadra e Empolit dhe Lecce barazuan 1 me 1 në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar për javën e 15-të të Serie A.
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha pranoi një gol qeshkarak, që asesi nuk i ka pëlqyer trajnerit Sylvinho, shkruan LIG Sport
Berisha u tregua fantastik në këtë ndeshje duke bërë katër pritje, por goditjen e Bandas në minutën e 64’të nuk arriti ta ndalonte.
Kujtojmë që në këtë ndeshje luajtën edhe tre futbollistë tjerë shqiptarë, Ardian Ismajli, Stivi Shpendi dhe Ylber Ramadani.