Trajneri i kombëtares shqiptare. Sylvinho është shumë i lumtur që nesër ndaj Italisë në Dormund, do ketë shumë tifozë shqiptarë që do ta ndihmojnë ekipin e tij në betejën e parë të Kampionatit Evropian, EURO2024.
Shqipëria dhe Italia takohen nesër nga ora 21:00, në kuadër të grupit B të Kampionatit Evropian, shkruan LIG Sport.
Sylvinho tha se nesër është përgjegjësi e madhe që të bëjnë krenar nesër shqiptarët.
“Kemi shumë shqiptarë gjithandej në botë, është përgjegjësi e madhe për ne, që të përfaqësojmë këta njerëz të mrekullueshëm, do jetë edhe më mirë që stadiumi do jetë me ngjyrat e kuqe, por edhe përgjegjësi”, tha Sylvinho ndër të tjerash në konferencën e tij para ndeshjes me Italinë.