LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Ylber Ramadani realizon eurogol në Serie A

    May 18, 2025

    Parashikohet formacioni i Napolit për sezonin e ri, nuk përfshihet Amir Rrahmani!?

    May 9, 2025

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Tifozat Kuq e Zi premtojnë spektakël në Europian, Bajrami: Ka shumë që po vijnë edhe pa bileta – kemi gati koreografitë interesante!

    Tifozat Kuq e Zi premtojnë spektakël në Europian, Bajrami: Ka shumë që po vijnë edhe pa bileta – kemi gati koreografitë interesante!

    June 9, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    ‘Tifozat e Kuq e Zi’ pritet të jenë një forcë e shtuar e Kombëtares së Shqipërisë në ‘Euro 2024’.

    Kuqezinjët e fillojnë pas pak ditëve misionin në Kampionatin Evropian, kurse tifozët kanë qenë gjithmonë pikë e madhe motivuese.

    Gëzim Bajrami është njëri tifozët më të ‘zjarrtë’ nga tifo-grupi dhe tashmë ka treguar se gjithçka është gati për spektaklin e madh.

    “Padyshim që kjo ngjarje do të jetë diçka më e mirë dhe më e jashtëzakonshme, por për organizim dhe udhëtimet e tifozëve nuk e kemi problem, sepse ne Kombëtaren e kemi mbështetur me rezultat e pa rezultat, pavarësisht se qysh kanë shku gjërat, ne e kemi treguar veten tash e sa vite. Edhe kësaj here ne do të jemi mirë të organizuar, kemi bo organizime në çdo qytet që kemi lojë. E vështirë nuk ka qenë shumë, sepse ne kemi anëtarë gjithandej, në këtë rast Gjermania që është, ne kemi anëtarë edhe atje. Kësaj here ata kanë qenë më të angazhuar, por që padyshim edhe ne nga këtu i kemi nda punët tona që i kemi, pra jemi gati, jemi mirë shumë në këtë drejtim”, tha fillimisht ai.

    Bajrami tregoi se të gjitha mesazhet që do të shpalosen në ndeshje janë gati, por që natyrisht do të jetë më interesant kur do të kenë përball tifozët nga Spanja, Italia dhe Kroacia.

    “Ne si ‘Tifoza Kuq e Zi’ mesazhet tona edhe ato qëllimet që i kemi jemi mundu me i ndjek në atë rrugë. Pavarësisht se ku jemi, në Tiranë, Dortmund apo në një qytet tjetër, ne mesazhet tona jemi mundu me i dhanë dhe me i shfaq. Për në Dortmund dhe qytetet tjera, koreografitë dhe mesazhet janë gati, normalisht që është më interesant dhe më sfiduese përball Spanjës, Italisë apo Kroacisë, duke e ditur se çfarë tifozësh kanë, por prapë se prapë, mesazhet tona, koreografitë dhe organizimin tonë e kemi bërë në bazë të planit se si e kemi. Nuk ka qenë diçka e vështirë, kuptohet që ka pak më shumë rëndësi, idetë e mesazheve dhe koreografia do të jetë pak më ndryshe, por që nuk kemi pasur probleme, i kemi parashikuar të gjitha mënyrat se çfarë mund të ndodhë aty dhe me çfarë probleme mund të ballafaqohemi. Ka shumë që vijnë pa bileta”, përfundoi Bajrami.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Ylber Ramadani realizon eurogol në Serie A

    May 18, 2025

    Parashikohet formacioni i Napolit për sezonin e ri, nuk përfshihet Amir Rrahmani!?

    May 9, 2025

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,242

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.