Alen Sherri do të bëjë hapin e madh në karrierë. Gardiani i Egnatias do të transferohet në Serie A, ku ekipi i Cagliarit është afër zyrtarizimit të tij.
Sipas Gianluca di Marzio, skuadra italiane ka paguar 500 mijë euro për shërbimet e Sherrit dhe tashmë në Itali presin për transferimin e tij. Te Cagliari, portieri i kampionëve do të jetë zëvendësuesi i Scuffet.
Mes klubeve është arritur akordi dhe në ditët e ardhshme, Sherri pritet të konkretizojë këtë operacion dhe të prezantohet te ekipi i Serie A. Largimi i 27-vjeçarit pritet të ndodhë pas aventurës së Egnatias në Europë, pasi rrogozhinasit vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Conference League.
Kjo do të jetë aventura e parë e shkodranit jashtë Shqipëria, teksa në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë dhe Laçit. Gjithashtu me Kombëtaren ka debutuar në nëntor të vitit 2022.
🚨🇦🇱Egnatia ➡️ 🇮🇹Cagliari ‼️
Serie A side Cagliari are closing on Alen Sherri (Gk/26) for a fee around €500k.
[@DiMarzio] pic.twitter.com/02pXDM5UEA
— Albanian Football (@AlbaniaFooty) July 20, 2024