Kombëtarja e Shqipërisë mori 1 pikë të vyer kundër Kroacisë. Barazimi 2 me 2 mban aktualisht kuqezinjtë në vendin e tretë në grupin B, pasi Kroacia ka golavarazh më të dobët.
Pas ndeshjes foli trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic, që dukshëm ishte i surprizuar me Shqipërinë.
“Ne u kthyem pas pa qenë nevojë. Nuk i thamë lojtarëve që të kthehen, donim të shënonim golin e tretë dhe të bënim presion. Kështu ishte e çuditshme, një gabim. Ne s’duhet të lejonim kundërshtarin të vinte te ne. Koha shtesë ishte shumë e keqe, patëm vështirësi pa qenë nevoja të luanim ashtu.
“Nuk prisnim kaq shumë vështirësi në të dyja ndeshjet. Gjëja më e rëndësishme është që jemi akoma gjallë, duhet të shkojmë për fitore kundër Italisë”, u shpreh Dalic.