Të premtën, Lille shënoi një fitore të rëndësishme ndaj Marseille, me rezultat 3:1. Ndonëse nuk shënoi, Zhegrova pati paraqitje solide dhe shumë të rëndësishme për ekipin.
Pas përfundimit të ndeshjes, klubi francez postoi në rrjete sociale fjalimin e trajnerit, Paulo Fonseca, në zhveshtore.
Ai komentoi ndeshjen aspak të lehtë ndaj Marseille dhe përmend edhe premtimin që i bëri Zhegrovës përpara ndeshjes.
“Ishte lojë e pabesueshme dhe e vështirë. I premtova Edonit që nëse fitojmë, unë do të shkoj me të për të blerë rroba. Do të shkojmë të martën”, ishte premtimi interesant i trajnerit të Lille.
“Ose të nesërmen”, ia kthen futbollisti kosovar.
Me sa duket, Fonseca e pati seriozisht!
Edoni ka publikuar fotografi bashkë me trajnerin, teksa të dy mbajnë në duar qese me rroba të sapo blera.
“Përfunduam” ka shkruar Zhegrova në fotografi.