Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka konfirmuar këtë mbrëmje se ylli Kylian Mbappe do të largohet së shpejti nga klubi.
Duke folur për mediat pas barazimit 1-1 të ekipit të tij me Stade Rennais, Luis Enrique e vërtetoi edhe njëherë vendimin e Mbappe në klub.
Dhe Enrique, në përgjigjen e tij, konfirmoi në thelb largimin e Mbappe, me sa duket për Real Madridin :
“Herët a vonë, ne duhet të mësohemi të luajmë pa Kylian Mbappe,” shpjegoi trajneri spanjoll, siç citohet nga gazetari i FIFA-s, Abdellah Boulma.