LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, rikthehet Ismajli dhe Tuci

    November 7, 2025

    Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij futen në një dhomë të frikshme, këto ishin reagimet

    October 31, 2025

    E jashtëzakonshme! 61-vjeç dhe ende aktiv, këtë javë luajti në Kupën e Rumanisë

    October 31, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Trajneri kosovar: Nuk më duan në Kosovë, sepse kam luajtur në Beograd

    Trajneri kosovar: Nuk më duan në Kosovë, sepse kam luajtur në Beograd

    March 5, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fahredin Duraku ishte i ftuar në “Radio Dukagjini” për të folur mbi futbollin Kosovar. I pyetur se përse nuk afrohet nga klubet në Kosovë për të dhënë kontributin e tij, ish-futbollisti shqiptar është shprehur se paragjykohet nga e shkuara e tij. Duraku ka përfaqësuar Ish-Jugosllavinë dhe ka zhvilluar karrierën e tij në Beograd, çka sipas tij ka bërë që të shihet me paragjykim nga drejtuesit e klubeve të Kosovës.

    “E shoh që Fahredin Duraku nuk është i mirëseardhur në futbollin kosovar. Me sa kam dëgjuar dhe me sa po më flasin shokët nga anash, po më thonë: ‘Fahredin (nuk të duan) për shkak se ke luajtur në Beograd deri në 92-shin’. Mirëpo Fahredini nuk ka shkuar atje për të bërë politikë. Kam shkuar atje për të luajtur futboll. Ka qenë nder, pas Fadil Vokrrit, unë kam më shumë ndeshje në përfaqësuese. Kemi luajtur 3-4 ndeshje së bashku, qoftë kundër Anglisë, qoftë kundër Austrisë, qoftë kundër Turqisë. Unë luaja për U21-shat, Fadili (Vokrri) i ndjerë luantë për A-në. Një ditë përpara se të luanim më tha: ‘Fahredin, eja t’i tregojmë këtyre njerëzve që edhe ne dimë, edhe ne kemi karakter, edhe ne jemi dikushi’. Unë isha në lojtarët më të mirë dhe vinte më përqafonte. Më përqafonte dhe më thoshte: “Fahredin, tani më lër mua. Nesër do të tregoj karakterin tim se si dimë ne kosovarët të jemi më të mirë se ata”.

    Unë kam qenë një lojtar profesionist, që kam pasur një kontratë 4-vjeçare. Duhet të rrija dhe 1 vit. Liga jonë e ish-jugosllavisë u shpërnda, kroatët u ndanë. Unë i kërkova kryetarit: ‘Kryetar, të lutem! Unë vij prej një kombësie tjetër, vij prej një feje tjetër. A ka mundësi (të largohem)’? Ai nuk donte kurrsesi. Trajneri hyri përpare, Milaniçi, dhe më tha: ‘Fahredin, rri edhe 1 vit. Në vitin 93 do të transferohesh në Oviedo ose në La Korunjë’. Unë nuk pranova. U largova dhe shkova në Turqi”, ka thënë Fahredin Duraku.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, rikthehet Ismajli dhe Tuci

    November 7, 2025

    Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij futen në një dhomë të frikshme, këto ishin reagimet

    October 31, 2025

    E jashtëzakonshme! 61-vjeç dhe ende aktiv, këtë javë luajti në Kupën e Rumanisë

    October 31, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,169

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,903

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,351

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,203
    Mos i humbni
    Kuq e Zi dhe Dardanët

    Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, rikthehet Ismajli dhe Tuci

    By AdminNovember 7, 202543

    Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor. Trajneri Sylvinho…

    Lista kundër Serbisë, Sylvinho e zbulon dhe ka një befasi

    October 3, 2025

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    June 23, 2025

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.